15.5 C
Tirana

Koreja e Jugut regjistron rastet më të larta ditore me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Më datë:

Koreja e Jugut ka raportuar 1.896 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë në vendin aziatik në muajin janar të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit të Agjencisë Koreane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve tregojnë se shifrat e fundit ditore çuan numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në 193.427 derisa vendi lufton me valën e katërt të shpërthimit.

Rastet e reja me COVID-19 në Korenë e Jugut janë rritur që nga 7 korriku kur autoritetet raportuan se po përhapet lloji më shumë i transmetueshëm Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi.

Me katër viktima të tjera gjatë ditës së fundit, numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 2.083.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, autoritetet shëndetësore koreane kanë shprehur frikë se kurba e virusit akoma mund të mos ketë arritur kulmin e saj, pasi lloji Delta po bëhet lloji dominues në vend.

Për të kontrolluar përhapjen e virusit, qeveria ka zgjatur më tej masat e distancës shoqërore në “nivelin 4” në kryeqytetin Seul dhe në zonat përreth për dy javë të tjera deri më 8 gusht.

Nën kufizimet e “nivelit 4”, është ndaluar grumbullimi i më shumë se dy personave pas orës 18:00 pasdite, ndërsa restorantet dhe kafenetë lejohen të shërbejnë deri në orën 10:00 në mbrëmje. Klubet e natës dhe vendet e tjera të argëtimit janë të ndaluar të operojnë.

Sipas shifrave zyrtare, deri më tani në Korenë e Jugut dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë rreth 17,9 milionë persona, shifër e cila përbën 34,9 për qind të popullsisë së përgjithshme. Megjithatë, vetëm 6,97 milionë persona janë vaksinuar plotësisht kundër pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...