Gjatë kohës sa ishin në pushim veror, në vend kanë ndodhur shumë zhvillime. Tensionet në veri, dialogu Kosovë-Serbi e grevat në sektorin publik janë top zhvillimet.

Për këto çështje do të diskutohet sot për këto tema, ku në si pikë e tetë e rendit të ditës në seancën e sotme është debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Abdixhiku e quan Kurtin kopshtar në luftë, e luftëtarë në kopsht
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti dhe e ka kritikuar atë kur foli para deputetëve për pakon e re për përballje me inflacionin dhe për mbështetjen e qytetarëve.

Deputeti Abdixhiku e ka quajtur kryeministrin Kurti kopshtar në luftë, e luftëtar në kopsht.

Madje, ai tha se Kurti është dorëzuar dhe i ka çuar duart prej këtij vendi.

“Kur dëgjova kryeministrin kuptova që ai është dorëzuar. Albin Kurti është i dorëzuar, i ka çuar duart. Ai s’i besonte as vet masave e politikave që po i lexonte këtu në seancë, dhe më jep përshtypjen se është një kopshtar në luftë, e një luftëtar në kopsht. Pra, kur gjërat janë qetë merr zemër si luan, por na bëhet një kopshtar kur është gjithandej i rrethuar me kriza. Pra, përtej paranojës që e kishte, s’e armiqtë e padukshëm iu kanë bërë bashkë për ta rrëzuar, e siç ju thash më shpesh e përmendin këtë rrëzimin se sa ne, mendoni këtë gjë pak”, tha ai.

Krasniqi i reagon Kurtit: Ti tuc ke lind, e tuc ke me dal nga këtu
Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës lidhur me grevën në arsim, ka nxitur reagimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryeministri shtoi se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën.
“Po shihet komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti, duke lëshuar më pas seancën e Kuvendit.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili e quajti Kurtin “tuc”.
“Me kënd me repliku me këtë tuc, ky tuc ka lind, tuc ka me jetu dhe tuc ka me dal prej këtu. Ky është tuc që ik prej të vërtetës. Dul e lëshoj një grusht miza edhe iki se nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën”, tha Krasniqi.

Nagavci, SBASHK-ut: Fatkeqësisht ende asnjë koment për Projektligjin për Paga
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet sektori i arsimit, për grevën e cila ende është duke vazhduar si dhe Projektligjin për Pagat i cili ka dal sot në konsultim publik.

Nagavci gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se me përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë pasur me dhjetëra takime si dhe kanë dëgjuar me vëmendje kërkesat e tyre, të cilat ajo i quan të drejta.

“Përveç që kemi rritur për 12 për qind buxhetin në arsim, me Projektligjin e ri i cili sot ka dal për konsultim publik, kategoritë në arsim janë trajtuar me një kujdes të veçantë. Këtë projektligje e kemi ndarë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, edhe pse nuk e kemi pasur si obligim ligjorë”, tha ajo duke shtuar se deri më tani nuk kanë marr ndonjë koment nga përfaqësuesit e SBASHK-ut për këtë projektligj.

“Fatkeqësisht deri më sot asnjë koment për Projektligjin për paga. Ftoj anëtarësinë SBASHK-ut që të reflektojnë dhe të marrim përgjegjësit që u takojnë. I ftoj publikisht që paralelisht me angazhimin për dialog të mos hezitojnë të japin mësim për fëmijët”, tha ndër të tjera Nagavci.

Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen
Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për grevat në arsim dhe në sektorin publik, ka thënë se nuk ka munguar asnjëherë diskutimi mes Qeverisë dhe
sindikatave.

“Me sindikatat kemi pasur takime e komunikim të vazhdueshëm janë zhvilluar mbi 30 takime në mes Qeverisë e sindikatave, Me krerët e SBASHK-ut takohet ministrja e Arsimit, me krerët e BSPK-së jam takuar unë. Takimin e fundit që pata ishte me Këshillin Grevist, dhe është zhvilluar me iniciativë timen”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se nuk është problemi te mungesa e komunikimit, por ka një mospajtim themelor mes Qeverisë dhe sindikatave.

“Nuk është problemi te mungesa e komunikimit apo te arroganca, por kemi një mospajtim themelor sepse unë jam i bindur se në këtë krizë duhet të dalim përmes pakos që e mundëson përballjen me inflacion e jo përmes kërkesave partikulare derisa të votohet Projektligji për pagat”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se nuk janë të pranueshme kërcënimet apo shantazhet në këtë rast.

“Nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë të ligjshme financat shtetërore nëse një grupi të caktuar ia plotësojmë kërkesën që ti japim një shtesë të caktuar derisa të votohet. Projektligji për paga. Përballje me inflacion po, mirëpo kërcënim apo shantazh i dua kaq para për çdo muaj derisa të kalon Projektligji nuk bënë. Ai 50 euro është më i madh sesa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri shtoi se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën.

“Po shihet komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti.

Bajrami i drejtohet kryeministrit për grevat: Vendi në kolaps, opozita më e fortë e juaja është Kurti që ka qenë në opozitë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha sot se opozita më e fortë e kryeministrit është Kurti që ka qenë në opozitë.

Ajo tha se përveç nxënësve që nuk po vijojnë mësimin, as qytetarët nuk po arrijnë t’i marrin shërbimet pasi administrata ndodhet në grevë.

“Kryeministër e kemi pa qasjen juaj… keni thënë opozitë e dobët. E pajtohem se mund të dukemi opozitë e dobët, por opozita më e fortë e juaja është Kurti që ka qenë në opozitë”, tha Bajrami.

Ajo foli për një video ku sipas saj Kurti i ka thënë sindikatës dhe Rrahman Jasharajt se do të jeni partneri më i mirë që mund të kenë sindikatat, e ndërkohë në këtë periudhë ka refuzuar t’i takojë.

“Kur jeni kryeministër njerëzit të takojnë për shkak të funksionit…”, tha ajo, duke shtuar se vendi është në kolaps.

Deputetja e LDK-së tha se nuk mbështesin grevën, por mbështesin kërkesat për shtesën pasi ka rritje të çmimeve.

Tahiri i AAK-së: Qeveria është duke e ndarë popullin “kush është me Albin Kurtin e kush me Rrahman Jasharaj”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Qeveria e Kosovës nuk është unike, sipas tij ka është po e ndan popullin se “kush është me Albin Kurtin e kush është me Rrahman Jasharaj.

Deputeti Tahiri tha se qëllim tjetër është me i përçarë sindikatat të cilat nuk ka mundur kryeministri Kurti ende me i kap ashtu sikur që ka vepruar me bordet e ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura.

“Gjithandej globit shohim shtete dhe qeveri që kanë marrë masa për t’u ballafaquar me krizat, qeveria jonë është e zënë me shpërfaqjen e pa shembull të një arrogance, dhe për më keq për prodhimin e krizave një pas një.

Sot jemi duke folur për një krizë serioze, e cila lidhet me fëmijët tanë dhe e cila e kërkon një zgjidhje. Kjo papërgjegjësi e qeverisë tashmë po e thellon krizën në çdo aspekt, në mirëqenien sociale, në fëmijët që nuk mund të shkojnë në çerdhe, në shkolla dhe mbi të gjitha është duke na e ndarë popullin, se kush është me Albin Kurtin e kush është me Rrahman Jasharaj. Dhe kjo nuk është tema që ne duhet ta kemi… Qëllimi politik është me i përçarë sindikatat të cilat nuk ka mundur me i kap qysh i ka kap bordet”, theksoi ai.

Tahiri tha se sindikatat nuk po bëjnë pazare, por qeveria, sepse është duke ofruar nga 50 euro për punëtorët dhe duke zvarritur miratimin e Ligjit të pagave.

Kuvendi miraton plotësimin e tri projektligjeve për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri ndryshime dhe plotësime në tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Me 79 vota për, është miratuar në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu me 74 vota për Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët kanë miratuar me 76 vota në parim edhe Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Tahiri i drejtohet Kurtit: Me pas pa veten në pasqyrë këtë kryeministër e kishe pështy në fytyrë
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, parti kjo iniciues e debatit parlamentar për grevat e sindikatave tha se pas tri javësh ende nuk ka dialog të mirëfilltë për daljen nga situata.

Tahiri theksoi më tej te shkollat nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, ku edhe Kuvendi i Kosovës është mbyllur dhunshëm.

“Sot shtet kemi, prandaj është e papranueshme të mbyllen shkollat… këtu janë dy palë. Sindikatat dhe qeveria nuk preken direkt nga mbyllja e shkollave, por fëmijët po, prindërit po dhe e ardhmja po…”, tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.

“Me pa Albini veten pasqyrë para dy vitesh këtë kryeministrin e sotëm besomë e kishte pështy në fytyrë”, tha Tahiri.

Debati Kurti-Konjufca pasi ky i fundit votoi si opozita, Gashi ironizon: Glauk hajde në LDK se krejt po dalin
Një situatë jo e këndshme ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro mocionit procedural të propozuar nga opozita për ndryshim të rendit të ditës.

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën duke votuar pro, pas kësaj kanë filluar ngacmimet nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi i cili iu drejtua Konjufcës që “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

“Shih shih çka është kjo tradhti more kështu, Glauk t‘kanë tradhtu hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.

E kjo situatë siç duket ka “nervozuar” kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi. Kamerat kanë kapur momentin kur menjëherë pas votimit të mocionit procedural, Kurti dhe Bislimi shihen duke diskutuar me Konjufcën.

Krasniqi: Krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë për të qeverisur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vendi po kalon vit të vështirë dhe do të mbahet mend si vit i depresionit.

Ai tha se krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

“Kriza ekonomike po vazhdon të varfërojë qytetarët gjithnjë e më shumë…Kjo qeveri më shpejt se do të mund të imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqe”, tha Krasniqi, duke shtuar se meqenëse “janë akomoduar mirë po vlerësojnë se edhe qytetarët po jetojnë mirë dhe kanë humbur komunikimin me qytetarët dhe krizën ekonomike po e shohin si luftë politike”.

Ai tha po ashtu se Qeveria ka bllokuar edhe investimet kapitale, duke bllokuar rrjedhimisht edhe sektorin privat.

“Ato para që kanë arritur mbi 700 milionë euro dhe i kanë në llogari po shërbejnë për t’u përdorur kohë pas kohe si instrument politik për të ndikuar në dispononim afatshkurtër të disa kategorive të qytetarëve sa herë që qeveria e sheh që dëshpërimi i qytetarëve kanë arritur në nivele të larta”, tha ndër të tjera, Krasniqi.