Kopjimi s’do të jetë aq i lehtë! OpenAI konsideron verifikimin e tekstit për ChatGPT

Më datë:

Pas raportimit  nga The Wall Street Journal se OpenAI nuk ka krijuar një opsion që mund të përcaktojë esetë e shkruara me saktësi të lartë nga ChatGPT, kmpania  ka dhënë disa informacione për kërkimet e saj për shenjimin e tekstit dhe pse ende kjo metodë nuk është bërë publike.

Sipas artikullit të WSJ, debati nëse ky opsion duhet të prezantohet ka ngadalësuar daljen e tij, edhe pse  është  “gati”.

Në një përditësim Open Ai thotë: “Ekipet tona kanë krijuar një metodë për shenjimin e tekstit që ne vazdojmë ta konsiderojmë ndërsa po kërkojmë për alternativa”.

Kompania e rendit si një prej zgjidhjeve të shumta, duke përfshirë klasifikimin dhe metadata që i ka hulumtuar si pjesë e “kërkimit të zgjeruar për prejardhjen e tekstit”.

Sipas OpenAI,  kjo “ka qenë shumë e saktë” në disa situata,  por nuk rezulton mirë me disa opsione si “përdorimi i përkthimit, riformulimi i fjalive apo vendosja e një simboli të veçantë midis çdo fjale dhe më pas fshirja e karakterit’.

“Shenjimi i tekstit mund të ndikojë negativisht në disa grupe”, tha OpenAI. “Për shembull, mund të stigmatizojë përdorimin e IA si një mjet i dobishëm shkrimi për personat që nuk flasin anglisht”.

OpenAI po i konsideron të gjitha këto rreziqe. Gjithashtu kompania tha se i ka dhënë prioritet publikimit të mjeteve të verifikimit për përmbajtjet audiovizuale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...