13.5 C
Tirana

Kontrabandë me mallra të akcizës, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari

Më datë:

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Policia njoftoi se ë vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit E. Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kokëdhima dhe mbrojtja e ministrave, Berisha zbërthen lidhjet me Venecia dhe Ramën

https://www.youtube.com/live/E413WKt8ZIA?si=4b2tmNaRR86WUeNG Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se në asnjë...

Tabaku: Pesë vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë të përfunduar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot...

Gjykata e Lartë anulon vendimin e Apelit për Dajtin dhe kthen çështjen

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e...

Durrës, arrestohen 7 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 7 drejtues...