Konjufca: Familja Jashari zbatoi parimin ideal të jetës, ‘Liri a vdekje’

Më datë:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e familjes Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.

“Ademi, Hamza, me Bacën Shaban, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca në seancën plenare për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha ai.

“Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve”.

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, ku Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij, Konjufca ka cituar një shprehje të heroit Hamës Jashari se “Do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë; Guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Më tej Konjufca ka theksuar se sa kohë të ekzistojë kombi shqiptar, në Prekaz do të shkojnë shqiptarët që të frymëzohen, aty ku është ngjizur liria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Irani i propozon SHBA-së një marrëveshje. Çfarë përmban

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Berisha: Shqipëria po kthehet në “gropë të zezë” për mashtrimin e pensionistëve europianë

Kreu i PD SALI Berisha, në një deklaratë për...

Ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot...

SPAK: Hetime për 24 zyrtarë të lartë, miliona euro pasuri të sekuestruara

Kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë raportimit të tij...