14.5 C
Tirana

Konjufca: Asnjëherë nuk kemi pasur “ngrirje” mes Shqipërisë dhe Kosovës

Më datë:

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mohuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ai i Shqipërisë Edi Rama kanë raporte të ngrira mes vete.

Në një deklaratë për mediet pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila po zhvillon sot vizitë zyrtare në Kosovë, Konjufca u shpreh se “zonja Spiropali nuk ka ardhur të shkrijë asgjë”.

“Unë nuk mendoj që asnjëherë ne kemi pasur një ngrirje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ne si përfaqësues të institucioneve kemi qenë në nivel të detyrës për ta transmetuar një ndjenjë, e kjo është ndjenja e dashurisë, e vëllazërisë. Kështu kanë vepruar edhe qeveritë dhe nëse ju dëshironi që një mos pajtim eventual të kryeministrave ta paraqisni si diçka qe reflekton marrëdhëniet e dy shteteve, kjo nuk qëndron fare”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...