12.5 C
Tirana

Konflikti virtual përfundon në sulm fizik: Adoleshenti goditet disa herë me mjet prerës

Më datë:

Një konflikt që dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale mes adoleshentëve përfundoi në sherr masiv mes dy grupeve, për pasojë u plagos me thikë një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Laguna e Karavastasë” në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku pas zënkës në rrjetet sociale adoleshentët kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar.

Mësohet se dy adoleshentët kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta.

Gjatë konfliktit 14-vjeçari me inicialet M.K., qëlloi 4 herë me thikë 15-vjeçarin, duke e plagosur rëndë.

Autori i dyshuar u vu në pranga nga Policia e Durrësit, ndërsa bëhet me dije se 15-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë.

14-vjeçari me inicialet M.K. akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori...

Katastrofë në Tajlandë: Përmbytjet marrin 33 jetë, pacientët e spitalit largohen me helikopter

Autoritetet në Tajlandë planifikojnë të dërgojnë helikopterë të mërkurën...

Droga ndërkombëtare, goditet banda: Gjashtë shqiptarë mes të arrestuarve në Itali

Një operacion i gjerë i antimafias italiane ka çuar...

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

Një zjarr i madh ka përfshirë disa pallate të...