17.5 C
Tirana

Konflikti në studion televizive: Bido dhe Noka në debat mbi ekstremizmin dhe poezinë

Më datë:

Deputeti i PD Flamur Noka dhe ai i PS, Ardit Bido janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e Brendshme.

Noka e nisi fjalën e tij duke hedhur akuza mbi mazhorancën në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026 për agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile.

Për Bidon ai tha se ‘teksa Delvina digjej, deputeti bëni poezi për qeverinë dhe postonte foto të zjarrfikësve duke shuar flakët me thupra’. Socialisti i përgjigj duke thënë ‘Prisja që kur ranë zjarret të ishit dhe ju atje.’.

Pjesë nga debati:

Noka: Si shpjegohet që urat që ndërtohen në pushtetin tuaj, pa bërë dy vite, prapë duhen bërë se i merr lumi? Pse në 12 vite pushtet, një argjinaturë e PD nuk u ça dhe nuk u rrëzua? As edhe një urë nuk u rrëzua. Pse? Sepse kemi një qeveri që s’ka qytetarin në fokus. Shkoni në Gjermani dhe keni rrugët e Hitlerit; këtu, pa i bërë 3 vite, duhen ribërë. Edhe tunelin e patë? Të del rruga e Qukësit, u inaugurua dhe ja ku iku. Deputeti i Delvinës i bën vjersha qeverisë, ndërkohë që Delvina u dogj, dhe filmonte disa zjarrfikës duke fikur zjarret me thupra. Nuk janë kushtet klimatike vetëm në Shqipëri; ja ku është Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pse nuk ndodhin? Sepse kanë qeveri të përgjegjshme.

Bido: Prisja që kur ranë zjarret të ishit dhe ju atje. Edhe Flamuri ka lidhje në Sarandë. Si sarandjot prisja që të ishe atje. Nxora edhe Hasimenë nga oborri i shtëpisë, se iu dogj. Vini këtu për të bërë poezi partiake, për të treguar se cila është parti e mirë dhe cila është e keqe. Prisja që të bashkoheshit kërkesës sime për të rritur fondet në Bashkinë e Delvinës.

Bido: Nga neonazistë, jeni bërë nazist dhe mbroni Hitlerin.

Noka: Halli i Gjopës të bën që të kërcesh, është hall i madh Gjipe.

Bido: Është aq hall i madh sa kanë votuar për emrin tim dhe jo për tuajin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: 33-vjeçari i dehur përplasi motorin e policisë, “Skifteri” kapet vjedhës në Shijak

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur...

SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për...

Balliu: Qeveria dhe policia në bashkëpunim me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë...

Kosovë: SHBA kërkon respektimin e ligjit pas shkarkimit të kryeprokurorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë...