Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë herët në mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Sipas policisë, gjatë një sherri për motive të dobëta, dy të rinj, 22 dhe 26 vjeç, dyshohet se e goditën me mjet prerës.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


