Konfirmohet rasti i tretë me koronavirusin kinez në SHBA

Më datë:

Pas qyteteve Chicago dhe Washington, rasti i koronavirusit të ri është regjistruar edhe në rajonin e Kalifornisë në SHBA.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA konfirmoi se në rajonin Orange në rajonin e Kalifornisë tek një udhëtar i ardhur nga qyteti Wuhan i Kinës është vërejtur rasti me koronavirusin.

Zyra e shëndetit në rajonin Orange njoftoi se i prekuri nga ky virus është vendosur në karantinë dhe se situata e tij është e mirë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se do të ndiqen edhe personat me të cilët personi në fjalë ka patur kontakte të afërta.

Kujtojmë se numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56 ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...