13.5 C
Tirana

Konfirmohet rasti i tretë me koronavirusin kinez në SHBA

Më datë:

Pas qyteteve Chicago dhe Washington, rasti i koronavirusit të ri është regjistruar edhe në rajonin e Kalifornisë në SHBA.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA konfirmoi se në rajonin Orange në rajonin e Kalifornisë tek një udhëtar i ardhur nga qyteti Wuhan i Kinës është vërejtur rasti me koronavirusin.

Zyra e shëndetit në rajonin Orange njoftoi se i prekuri nga ky virus është vendosur në karantinë dhe se situata e tij është e mirë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se do të ndiqen edhe personat me të cilët personi në fjalë ka patur kontakte të afërta.

Kujtojmë se numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56 ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pirdeni: Lançojmë vlerësimin e riskut të korrupsionit në sektorin e shëndetësisë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Sala: Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim...

Përplasja në Kuvend Balla-Noka, seanca ndërpritet pas akuzave dhe fyerjeve

Seanca plenare e ditës së sotme u ndal për...

30 vite prokurime publike, Rama: Diella nuk do veprojë totalisht e pavarur

Një aktivitet është zhvilluar ditën e sotme, 11 dhjetor...