Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Konfindustria: Merrni urgjent masa për përmirësimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës, rrezik i lartë për aksidente

Më datë:

Konfindustria kërkon marrjen urgjente të masave për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas Konfindustrisë, “rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës”.

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, kërkon marrjen e masave sa më të shpejta për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë. Në zonën industriale në fjalë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.

Rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjwndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të mjeteve në zonë përbën një ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë cdo standarti ndwrkombwtar të lejuar.

Konfindustria, duke marrë shkak nga shembulli i mësipërm, por edhe nga gjëndja e veshtirë e infrastrukturës rrugore në pothuaj të gjitha akset e tjera të rëndësishme kombëtare vlerëson, se skema e sotme e menaxhimit të mirëmbajtjes të sistemit rrugor është e dështuar. Këtu përfshihet edhe projekti përkatës i financuar me kredi nga Banka Botërore. Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor i kushtojnë mjaft shtrenjtë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sony prezanton kufjet e reja 1000X The Collexion

Sony zbuloi kufjet e saj të reja të nivelit...

Zbulohen eshtrat e dinozaurit më të madh të Azisë

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun...

Pite të Sheshta Tigani – Gati në 30 Minuta

Pitet janë ushqimi i mirë i çdo vakti. Ato mund...

Pesë ushqime që nxisin natyrshëm përthithjen e vitaminës D

Marrja e vitaminës D me ushqime të caktuara mund...
LIVE TV