Konferenca ndërkombëtare mbi Bejrutin zotohet për 250 milionë euro ndihmë

Më datë:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka udhëhequr një konferencë donatorësh ndërkombëtarë për të përshpejtuar ndihmën ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, i cili javën e kaluar pësoi dëme të mëdha nga shpërthimi shkatërrues.

Gjithsej 250 milionë euro (294.5 milionë dollarë) u zotuan nga të gjitha vendet e përfshira në konferencën ndërkombëtare. Pallati presidencial Elysee njoftoi se do ndihmojë me 30 milionë euro. 

Mbi dhjetë liderë botërorë u takuan të dielën pasdite përmes tele-konferencës. Presidenti Macron u bashkua nga jugu i Francës, ku aktualisht është në pushime.

Të martën e kaluar, dy shpërthime masive tronditën Portin e Bejrutit, pasi mori flakë një rezervë e lënë pas dore me 2.750 tonë nitrat amoniumi të ruajtur në një depo.

Nitrati i amoniumit është një substancë kimike që shpesh përdoret për të përgatitur bomba, por terrorizmi është përjashtuar si një shkak i mundshëm i shpërthimeve në Bejrut.

Shpërthimet, që në shkallën e Rihterit u llogaritën me magnitudë 3.5, shkatërruan ndërtesat në një distancë me milje. Të paktën 158 persona humbën jetë, rreth 6 mijë të tjerë u plagosën, ndërkohë rreth 300 mijë kanë mbetur pa strehë.

Midis të prekurve nga shpërthimet kishte edhe shtetas francezë, dy humbën jetën dhe 19 u plagosën.

Libani tashmë ishte në krizë, me probleme të rënda financiare dhe ekonomike, si dhe me praninë e thellë të korrupsionit në vazhdim.

Gjatë dy netëve të fundit, protestuesit kanë dalë në rrugë me demonstratat të dhunshme anti-qeveritare, duke sulmuar ndërtesat zyrtare dhe duke u përplasur me policinë.

Macron në hapjen e konferencës ndëkombëtare të donatorëve adresoi zemërimin e protestuesve.

“U takon autoriteteve të veprojnë në mënyrë që vendi të mos fundoset dhe t’u përgjigjet aspiratave që populli libanez po shpreh tani, në mënyrë të ligjshme në rrugët e Bejrutit”, tha Macron.

Franca të mërkurën e kaluar dërgoi dy aeroplanë ushtarakë të ngarkuar me 18 ton pajisje mjekësore dhe 700 ton ndihmë ushqimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...