4.5 C
Tirana

Komisioni i BE-së shpalos metodologjinë e re për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Më datë:

Komisioni Evropian ka shpalosur metodologjinë e re që do të zbatohet për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për media, Oliver Varhelyi, komisioneri evropian për Zgjerim, e quajti si “investim gjeostrategjik” perspektivën e re të anëtarësimit që do të zbatohet për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) në këtë rajon është një nga çështjet prioritare të Komisionit dhe njoftoi se në të ardhmen do të ndiqen tri rrugë në këtë drejtim.

“Së pari, sot, ne po propozojmë hapa konkretë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Teksa përshpejtojmë dhe zhvillojmë procesin, qëllimi do të jetë anëtarësimi i plotë”, tha Varhelyi.

Duke shpalosur rrugën e dytë dhe të tretë të cilat do të ndiqen gjatë procesit, komisioneri evropian tha: “Komisioni qëndron fuqishëm prapa rekomandimit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Së shpejti, ne do të publikojmë një përditësim lidhur me progresin e këtyre dy vendeve. Së treti, në kuadër të përgatitjeve për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në maj në Zagreb, do të shpaloset plani i investimeve dhe zhvillimit ekonomik të rajonit”.

Varhelyi tha se negociatat e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërtohen mbi marrëdhënie politike më të besueshme dhe më të forta dhe mbi një proces më dinamik dhe të parashikueshëm.

Ai po ashtu tha se mund të ketë pezullim të negociatave në disa fusha, por edhe rihapje të kapitujve të caktuar të mbyllur më parë.

Në procesin që do të vijojë, rekomandimi i Komisionit duhet të miratohet edhe nga shtetet anëtare. Komisioni synon fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb më 6-7 maj. Ndërkaq, vendet si Franca, Holanda dhe Danimarka kërkojnë të aplikohen kushte më strikte në negociata.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...