14.5 C
Tirana

Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë

Më datë:

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, zhvilloi të hënën mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi 3 projektvendime.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Sekretariati Teknik informoi mbi Draftdokumentin Analitik (jo përfundimtar) të përgatitur nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i cili përmban një draft të analizës së situatës aktuale në të 3 fushat objekt i punës së komisionit: Mirëqëverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i Ligjit.

Sipas njoftimit për media, Draftdokumenti Analitik bazohet kryesisht në vlerësimet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e BE-së, si dhe një sërë raportesh dhe dokumentesh të tjera zyrtare vendase dhe ndërkombëtare. Draftdokumenti Analitik është një material voluminoz me 12 komponentë/kapituj dhe me rreth 20 nënkomponentë. Me qëllim përmbushjen e 4 parimeve kyçe mbi të cilat është ndërtuar ky proces reformimi: gjithëpërfshirjen; transparencën; profesionalizmin dhe standardet më të mira të BE, do të zhvillohet një proces i gjerë konsultimi. Në përfundim të këtij procesi, vlerësimet, gjetjet dhe propozimet e mbledhura do t’i jepen grupeve të ekspertëve për t’i reflektuar në Dokumentin Analitik dhe vetëm në përmbyllje të këtij procesi, drafti do t’i kalojë për diskutim dhe miratim Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Më pas Komisioni shqyrtoi 3 vendime të natyrës organizative, përgatitur nga Sekretariati Teknik, të cilat u miratuan nga anëtarët e pranishëm në mbledhje.

Vendimi i parë lidhet me miratimin e hapave për organizimin e procesit të konsultimit publik, sipas masave të propozuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik, ku përfshihet: Organizimi i tryezave tematike publike, forumeve të dialogut qytetar me fokus çështjet e ndjeshme për qytetarët; konsultimeve me grupet e interesit, përfshi edhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese; si dhe konsultimi i draftit të Dokumentit Analitik me ekspertë e konsulentë ndërkombëtarë për të marrë vlerësimet dhe komentet e tyre lidhur me përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, si dhe reflektuar përvojat më të mira ndërkombëtare në këto fusha.

Vendimi i dytë lidhet me miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë. Ndërsa, vendimi i tretë lidhet me miratimin e listës së ekspertëve dhe konsulentëve të jashtëm ndërkombëtarë, të cilët do të atashohen pranë Komisionit, për të mbështetur dhe kontribuar në përmbushje të objektit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.

Anëtarët e komisionit, përfaqësues të opozitës, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...