13.5 C
Tirana

Komisionerja Kos i uron suksese Shqipërisë: Besoj te puna juaj në këto negociata!

Më datë:

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin Marta Kos shpreson në mbylljen e grup-kapitujve me Shqipërinë brenda mandatit të saj 5-vjeçar.

Ajo deklaroi sot nga Brukseli se çelja e këtij grup-kapitulli të 6-të përbën një “sinjal” të rëndësishëm, që tregon se vendi ynë është në harmonizim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian.

Zgjerimi është prioritet për BE dhe jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe ta përforcojmë bashkimin tonë në bazë të ndryshimeve gjeo-strategjike që po ndodhin sot.

Hapja e negociatave për grup kapitullin 6 përçon një sinjal gjeo-strategjik dhe është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së.

Duke hapur kapitujt për këtë temë, këto tema forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në kufijtë e bashkimit, duke qenë si një aktor sëbashku me Shqipërinë.

Ne jemi për të mbrojtur interesin tonë. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort në këto negociata dhe përkushtimin tek të gjitha reformat.

Duke parë konsensusin kombëtar, ku është përfshirë edhe shoqëria civile, jo vetëm qeveria e Parlamenti.

Është proces që do ketë impakt për shoqërinë e ekonominë duke sjellë përfitime. Ne do vijojmë përpjekjet për një të ardhme të përbashkët e të lulëzuar. Suksese Shqipërisë!”, tha Kos në fjalën e saj.

Edhe për ministrin e Jashtëm Hungarez, Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer në realizimin e “detyrave” të saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...