10.5 C
Tirana

Komisioneri i Zgjerimit: Hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit

Më datë:

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave.

“Kjo është ndalesa e dytë në udhëtimin tim të parë jashtë shteteve anëtare të BE-së dhe për mua ka qenë përparësi të vija shumë herët në mandatin tim për të përforcuar mbështetjen për Shqipërinë dhe për të theksuar natyrën gjeopolitike të komisionit të ri.

Siç e dini për ne zgjerimi dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet. Dëshirojmë ta rrisim praninë këtu dhe të kemi shumë influencë.

Duam të jemi një partner edhe më i rëndësishëm për rajonin. Për këtë do të punoj fort me ju kryeministër që kjo të bëhet e mundur.

Për ne raporti i KE vazhdon të jetë i vlefshëm. Vazhdojmë ta vlerësojmë Shqipërinë si e gatshme për hapjen e negociatave. Duam ta bëjmë para samitit të Zagrebit. Ka një metodologji të re për trajtimin e negociatave për anëtarësimin në BE”, deklaroi komisioneri europian.

Sipas tij, fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka të bëjë me disa shqetësime nga shtetet anëtare.

“Ne po punojmë me këto shtete që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një shans të ri për të ecur para me procesin e integrimit.

Katër parime bazë janë jo vetëm për vendet që aspirojnë por edhe ato anëtar. Procesi të jetë më i parashikueshëm dhe më dinamik.

Ne po përpilojmë një propozim që do t’i marrë parasysh këto gjëra. Shtylla e dytë është që të kemi mundësinë të fillojmë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut para Samitit të Zagrebit.

Shtylla e tretë do të jetë vetë Samiti i Zagrebit ku shpresojmë se do të flasim për një plan ekonomik të zhvillimit të rajonit”, tha më tej ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...