Kolegjet e Bashkuara mblidhen për rishikimin e praktikës “arrest me burg”

Më datë:

Gjykata e Lartë rishikon sot praktikën gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Seanca e Kolegjeve të Bashkuara ka nisur që prej orës 09:30, me iniciativë të kryetarit Sokol Sadushi, për të nisur procedurën e ndryshimit të pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

Nga ana tjetër, ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Braçe përballë ministrit të Bujqësisë, Kuvendi me pak pjesëmarrës”

Në një kohë kur në Kuvend flet deputeti i...

“Fatkeqësi në Kanalin e Manshit, katër persona të vdekur”

Katër persona kanë humbur jetën pranë bregut të veriut...

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa...

Ligji i PD për uljen e naftës bllokohet, mazhoranca rrëzon kërkesën për procedurë të përshpejtuar

Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e...