Kohë koronavirusi, kjo është situata në Afrikë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.452.768 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19)

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.149 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.452.768 numrin e rasteve ndërsa me 154 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 34.912.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.312, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.853 dhe në Algjeri 1.998 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 668.529 raste, Egjipti me 112.522 dhe Maroku me 102.625 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.199.597.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi