15.5 C
Tirana

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri: Ngremë në nivel tjetër punën në IKMT

Më datë:

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe ka treguar se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij di të krijojë ekip, skuadër, por edhe di të kërkojë detyrat të respektohen e zbatohen siç duhen”.

Emërimi vjen në një moment kyç për forcimin e rolit të IKMT-së në garantimin e zbatimit të ligjit në territor dhe përballimin me vendosmëri të çdo paligjshmërie në fushën e ndërtimeve dhe administrimit të hapësirës publike.

Kryeinspektori Qëndro garantoi angazhim maksimal për forcimin e kapaciteteve të institucionit, bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe qendrore, si dhe transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.

“Unë e shoh si vlerësim dhe besim të shtuar detyrën e re të rëndësishme që më është ngarkuar. Mendoj që kontrolli mbi territorin për parandalimin e të gjitha shkeljeve është shumë më i rëndësishëm, sesa prishja e objekteve pa leje. Puna në ekip e këtij institucioni duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe në funksion të ligjit”, tha Kryeinspektori.

“IKMT ka për detyrë të zbatojë dhe monitorojë bazën e re ligjore, e cila tashmë është në fuqi prej mujit tetor të shkuar. Është detyrë e Afrim Qëndros dhe skuadrës së tij për ta çuar përpara këtë reformë dhe sigurisht për ta ngritur në një nivel tjetër gjithë punë e mirë që ky Inspektorat ka kryer deri më tani

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...