Koalicioni i Maduros fiton zgjedhjet në Venezuelë pas bojkotimit të partive kryesore opozitare

Më datë:

Partia e presidentit Nicolas Maduro dhe aleatët e tij i fituan zgjedhjet parlamentare në Venezuelë, tregojnë rezultatet e pjesshme. Zgjedhjet, që u mbajtën të dielën, u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare.

Me mbi 80 për qind të votave të numëruara, Këshilli Kombëtar Zgjedhor tha se koalicioni i Maduros ka fituar 67.6 për qind të tyre.
Bojkotimi i zgjedhjeve është udhëhequr nga lideri i opozitës, Juan Guaido, i cili, tash e dy vjet, është në luftë për pushtet me Maduron.

Shtetet e Bashkuara dhe mbi 50 vende të tjera e njohin Guaidon si udhëheqës legjitim të Venezuelës. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cilësoi zgjedhjet e së dielës si “mashtrim”.

“Rezultatet e shpallura nga regjimi i paligjshëm i Maduros nuk do të pasqyrojnë vullnetin e popullit të Venezuelës”, shkroi Pompeo në Twitter.

Pasi votoi të dielën, Maduro tha se zgjedhjet do të shënojnë fillimin e një epoke të rimëkëmbjes për Venezuelën. Nën qeverisjen e Maduros, ekonomia është dobësuar dhe mungesat e ushqimeve dhe ilaçeve janë rritur.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), aktualisht janë rreth 4.5 milionë refugjatë dhe migrantë nga Venezuela në të gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...