1.5 C
Tirana

Klosi: Kandidatët për Avokatin e Popullit të mbështetur 100% nga opozita

Më datë:

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha sot se “procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit tregon dy filozofi dhe dy standarde të ndryshme si funksionojmë që na bënë të vijmë në këtë diskutim nga një më absurdet që ka bërë ky parlament”.

Në seancën plenare ku Partia Demokratike kërkoi heqjen nga rendi ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Klosi tha se “Avokati i Popullit është i ndërtuar mbi një ligj që PS ka votuar në 1999 sipas filozofisë të shprehur qartë nga lideri themelues Fatos Nano: ‘Ne dorëzojmë pushtet për të bërë shtet’”.

“Avokatin e Popullit e ndërtuam të tillë që të vinte si një avokat konsensual për të pasur mundësinë që një pjesë e asaj çfarë quhet pushtet të jepet për të ndërtuar shtet”, nënvizoi Klosi.

Kjo, vijoi Klosi, është filozofia jonë mbi të cilën ne funksionojmë dhe kjo është edhe ajo që bëjmë ne sot me drejtësinë e re.

“Një pjesë të atij pushteti që mazhoranca e ka ia delegon institucioneve të tjera që njerëzit të kenë shtet. Çfarë përfaqëson për ju? Dy standarde. Si e kemi ndërtuar ne Avokatin e Popullit? Kur ne ishim në opozitë krijuam një institucion me intelektualë dhe propozimi vinte nga ne. Ndërtuam një institucion në parti, morëm nga pedagogët e Universitetit, pyetëm njerëz, zgjodhëm, konsultuam dhe sollëm një kandidat që mbase nuk ishte asfare përfaqësues i lartë apo përfaqësues i mazhorancës, por ishte i denjë për Avokatin e Popullit”, tha Klosi.

Duke iu drejtuar opozitës, Klosi tha se “kush është standardi juaj? Gjashtë kandidatë, dhe vini sot thoni çfarë standardi është ky, çfarë ligji. Ligji thotë: firmat janë deri në momentin e mbështetjes, nga momenti i mbështetjes kjo histori ka marrë fund”.

“Të gjashtë kandidatët falë filozofisë falë standardit nuk janë mbështetur nga PS. Janë 100% të mbështetur nga opozita. Pra, çfarë kërkoni? Ka nisur procesi, është zhvilluar, pra është standard mënyra si funksionon dhe si ne funksionojmë është pjesë e këtij diskutimi. Ne morëm një vendim politik: asnjë nga deputetët – 83 deputetë – nuk firmosëm, sepse nuk kishim ne të drejtën ta propozonim. Kandidatët erdhën të gjithë si propozim i juaji, por është amullia, mungesa e lidershipit, mungesa e ndjesisë së fitores, të të bërit shtet, arroganca që doni të krijoni është edhe kjo që thoni sot: ne mendojmë ndryshe”, theksoi Klosi.

Klosi tha se “eksperiencat tona janë këto dhe vetëm këto”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...