13.5 C
Tirana

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Më datë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mos-shqyrtimin e raportit të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila rezulton e dënuar për falsifikim dokumentesh në vitin 2005 nga autoritetet greke.

Pas një verifikimi 20-mujor, Prokuroria e Përgjithshme përcolli më 19 janar 2026 raportin në KLGJ, duke konfirmuar dënimin penal dhe fshehjen e tij në formularin e dekriminalizimit, përfshirë edhe procesin e rivlerësimit dhe emërimin në Gjykatën e Posaçme.

Sipas PD-së, KLGJ-ja refuzoi të marrë në shqyrtim raportin dhe e dërgoi çështjen për kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), duke ngritur pikëpyetje të forta për pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni.

Partia Demokratike e cilëson këtë sjellje si papërgjegjëse, antikushtetuese dhe e paprecedent, që rrezikon besimin e publikut te sistemi gjyqësor dhe minon qëllimet e ligjit të dekriminalizimit dhe Reformës në Drejtësi.

“Dërgimi për kompetencë te ILD është një përpjekje e qartë për ta zvarritur akoma edhe më tej këtë çështje, me pasoja shumë të rënda për pushtetin gjyqësor, të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor duket normale që një gjyqtare e dënuar me vendim penal të formës së prerë të vazhdojë gjykimim në Gjykatën e Posaçme, duke minuar kështu qoftë qëllimet e ligjit të dekriminalizimit të miratuar në vitin 2015, ashtu edhe të paketës kushtetuese dhe ligjore të Reformës në Drejtësi të miratuar në vitin 2016″, thuhet në deklaratën zyrtare.

Grupi Parlamentar i PD-së kërkon nga anëtarët e KLGJ-së të përfshijnë sërish çështjen në agjendë dhe i bën thirrje ILD-së të zbatojë ligjin, duke kërkuar menjëherë deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së dënuar.

Sipas PD-së, çdo sjellje e KLGJ-së dhe ILD-së vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

Schieder: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipëria në BE brenda vitit 2029

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, deklaroi...