Gjendet i mbytur në lumin Osum një person.
Raportohet se Ilir Mejdani, 45 vjeç është nxjerr sot rreth orës 10 nga lumi Osum i pa jetë nga forcat e zjarrfikëses.
Mejdani kishte shkuar për të peshkuar në lumin Osum.
Trupi i 45-vjeçarit u gjet në afërsi të urës së Gorricës.
Nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, teksa trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit.


