Kishte shkuar për të parë nga afër luftimet në veri të vendit, rebelët vrasin presidentin e Çad-it

Më datë:

Presidenti i Çadit Idriss Deby, ka ndërruar jetë gjatë përleshjes me rebelët në veri të vendit, shkruan BBC.

Çadi është në prag të zgjedhjeve dhe të gjitha sondazhet parashikuan se ai do të Deby do të zgjidhej sërish president dhe do të siguronte 80% të votave. Aktualisht qeveria dhe parlamenti janë shpërndarë, ndërsa një këshill ushtarak do të qeverisë vendin për 18 muajt e ardhshëm.

Deby, 68-vjeç, është cilësuar si një nga udhëheqësit më të aftë të Afrikës. Ai erdhi në pushtet në vitin 1990, falë një kryengritje të armatosur.

“Presidenti dha frymën e fundit duke mbrojtur kombin dhe të drejtën e sovranit”, ka deklaruar një nga gjeneralët e ushtrisë.

Sipas BBC, javën e kaluar ai kishte shkuar në front të luftës në veri të vendit, për të parë nga afër përleshjet që ushtria e tij bën me rebelët, të cilët quhen ndryshe edhe si “Fronti për Ndryshim dhe Pajtim në Çad”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë drejt godinës

Protestuesit janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku...

Kontrolle në portin e Durrësit, gjenden 16 080 euro të padeklaruara në një kamion

Autoritetet doganore në Durrës kanë konstatuar 16 080 euro...

Protestat, Avokati i Popullit: Mbingarkesë me protestues në bllokun e sigurisë

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që...

Protesta e studentëve, pedagogët paralajmërojnë bojkot të mësimit dhe grevë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka njoftuar...