13.5 C
Tirana

Kinezët, bazë prostitucioni në Durrës

Më datë:

Policia e Durrësit ka zbuluar një bazë prostitucioni me kinezë në Durrës. Për këtë arsye është vënë në pranga 50-vjeçari Guangtai Lin ndërsa janë shpallur në kërkim 47-vjeçari Guangcheng Lin dhe 45-vjeçarja Yanxia Zhang. Po ashtu janë proceduar penalisht 7 vajza nga Kina për prostitucion.

Policia thotë se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, ku janë pjesë edhe të shpallurit në kërkim.

Në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi rekrutonin kinezet, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri. Aty u siguronin apartamente dhe makina me qira.

Nga hetimet rezultoi se kinezi i vënë në pranga në Shqipëri bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të vajzave që ushtronin prostitucion. Shumat e përfituara ai ia dërgonte 45-vjeçares Zhang që jeton në Bahrein. Më pas ajo bënte ndarjen e parave. 25% të fitimit i merrte për vete, 35% grupi që drejtonte aktivitetin nga Vietnami dhe 40% vajzat e rekrutuara si pagë në bankë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime për vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...