16.5 C
Tirana

Kinë, tre ditët e fundit nuk regjistrohet asnjë “rast i brendshëm” i koronavirusit

Më datë:

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se tre ditëve të fundit nuk është regjistruar asnjë “rast i brendshëm” i koronavirusit të ri (COVID-19),(AA).

Duke theksuar se numri i “rasteve të importuara” është rritur në 269, Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se 41 rastet e reja të regjistruar që nga e enjtja u zbuluan tek pasagjerët që vinin nga jashtë vendit.

Në Wuhan hiqen pikat e kontrollit COVID-19 

Pasi që “raste të brendshme” nuk janë regjistruar, mediat lokale raportojnë se zyrtarët kinezë kanë filluar të largojnë pikat e kontrollit COVID-19 në Wuhan, ku për herë të parë u shfaq koronavirusi dhjetorin e kaluar. 

Disa banorë festuan këtë veprim me fishekzjarre dhe disa janë të dyshimtë për besueshmërinë e numrit të rasteve.

Që nga e premte, koronavirusi mori shtatë jetë 

Që nga e premtja shtatë pacientë kanë vdekur shkaku i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kinë në 3.255. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se dy nga këto vdekje u raportuan në Wuhan. 

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Kinë ka arritur në 81.304.

Kina më 23 janar imponoi një mbyllje në Wuhan për të luftuar përhapjen e koronavirusit, por ai u përhap në të paktën 167 vende dhe rajone. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi. 

Sipas Universitetit John Hopkins me qendër në Maryland, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 303 mijë, ndërsa numri i vdekjeve është afër 13 mijë. Por mbi 91.500 pacientë janë shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...