10.5 C
Tirana

Kinë, rritet në 3.200 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Më datë:

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) është rritur në 3.200, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend, (AA).

Sipas Komisionit, në 24 orët e fundit 13 persona kanë vdekur, ndërsa 11 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.824.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 123 vende në mbarë botën.

Numri global i vdekjeve tani ka shkuar në rreth 5.000, me më shumë se 132 mijë raste të konfirmuara, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila shpërthimin e shpalli “pandemi”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...