8.5 C
Tirana

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 3.161

Më datë:

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë nga përhapja e koronavirusit të ri është rritur në 3.161.

Nga komisioni gjithashtu kanë njoftuar se 22 persona humbën jetën në Kinë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u regjistruan 24 raste të reja.

Aktualisht ka 80.778 raste të regjistruara në Kinë, me 4.492 në gjendje të rëndë, përderisa 14.607 persona janë në spitale për vëzhgim.

Ndërkohë, është rritur në 26 numri i të vdekurve nga shembja e një hoteli që përdorej për të vendosur në karantinë të infektuarit me koronavirus në provincën Fujian.

Autoritetet lokale njoftuan se edhe tre persona janë akoma të bllokuar nën rrënoja.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që atëherë, virusi është përhapur në 110 vende ndërsa OBSH-ja ka shpallur shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...