8.5 C
Tirana

Kinë: Në ashensor gruaja pa simptoma Covid infekton 71 persona në 60 sekonda

Më datë:

Një grua asimptomatike në ashensor arriti të infektonte rreth shtatëdhjetë njerëz.

Gruaja ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe do të shkonte në karantinë

Një grua e prekur nga koronavirusi, por pa simptoma, arriti të infektojë 71 persona në vetëm 60 sekonda, koha e qëndrimit të saj në ashensor

Sipas ‘Il Fatto Quotidiano’, ngjarja ka ndodhur në Kinë midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

Gruaja ishte kthyer në shtëpinë e saj në provincën kineze Heilongjiang pasi ishte kthyer nga  Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte duke shkuar për në banesën e saj me ashensor, për të filluar periudhën e izolimit të detyrueshëm.

Disa ditë pas udhëtimit të saj të shkurtër në ashensor, i cili zgjati rreth një minutë, fqinji i gruas pa simptoma Covid u shtrua në spital ku u testua pozitiv me koronavirus.

Edhe pse ai ishte asimptomatik si edhe fëmijët e tij, të gjithë u spitalizuan.

Pas pak ditësh prej tyre u infektuan edhe 28 të tjerë, përfshirë infermierë, mjekë dhe pacientë. Burri u transferuar në një strukturë tjetër dhe gjithashtu aty infektoi rreth njëzet njerëz të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...