14.5 C
Tirana

Kinë, miratohet kryerja e eksperimenteve klinike të vaksinës për Covid-19

Më datë:

Në Kinë është miratuar kryerja e eksperimenteve klinike të vaksinës së zhvilluar kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror CCTV të Kinës, vaksina e zhvilluar nga një ekip hulumtues të Akademisë Mjekësore Ushtarake ka kaluar në kontrollet e sigurisë, efektivitetit dhe cilësisë ndërsa kanë filluar përgatitjet paraprake për prodhimin masiv.

E zhvilluar nga ekipi hulumtues nën drejtimin e inxhinieres biologe, major-gjenerales Chen Wei nga Akademia Mjekësore Ushtarake e Kinës, thuhet se vaksina është një nën vaksinë e cila në përbërjen e saj përfshin vetëm pjesët antigjenë që koronavirusi nuk shkakton sëmundje.

Nënvaksinat llogariten se janë më të sigurta dhe më stabile se vaksinat që përfshijnë një verison të dobësuar të patogjenit që shkakton sëmundjen, por ato sigurojnë një mbrojtje më të dobët se vaksinat që përmbajnë potagjen.

Pritet që në një kohë të shkurtër pas aprovimit të fillojnë eksperimentet klinike të vaksinës.

Koronavirusi i ri (Covid-19) i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në më shumë se 150 vende dhe rajone duke prekur më shumë se 180 mijë njerëz. Për shkak të sëmundjes e cilësuar si “pandemi” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deri më tani në të gjithë botën kanë vdekur 7.174 njerëz.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...