12.5 C
Tirana

Kina mund të jetë duke mposhtur Coronavirusin, me një kosto të dhimbshme

Më datë:

Kina duket se është drejt izolimit të coronavirusit Covid 19. Në epiqendren e shpërthimit të virusit janë raportuar vetëm 40 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, numri më i ulët që prej përhapjes së epidemisë, nga 2000 që raportoheshin brenda një dite në kulmin e situates. Pekini thotë se masat e saj të ashpra po funksionojnë edhe pse ekonomia e vendit ka pësuar renie.

Tashmë që coronavirusi po bën xhiro në të gjithë botën, mbyllja e tregjeve, ndalimi i udhëtimeve, ndërprerja e shkollave dhe universiteteve për miliona njerëz duket se po sjell rezultat. Kina, vendi nga ku nisi gjithçka tashmë thotë se e ka përgjigjen. Numri i rasteve të reja të raportuara ka rënë ndjeshëm ditët e fundit në një kohë që infeksionet po rriten në vendet e tjera. Organizata Botërore e Shëndetit ka vlerësuar përgjigjen e Pekinit ndaj kësaj krize. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se masat e kontrollit të Kinës mund të kenë shpëtuar qindra mijëra njerëz nga infeksioni.

Në të gjitha qytetet kineze, dezinfektohet në mënyrë të vazhdueshme gjithçka, që nga rrugët, ndërtesat, autobuzët dhe metrotë. Dezinfektimit nuk i kane shpëtuar as bankat, bankomatet dhe kartmonedhat të cilat përmbajnë nivel të lartë mikrobial. Për shkak të rënies së numrit të të sëmurëve Wuhani, epiqendra e coronavirusit Covid 19 ka nisur të mbylle spitalet që u ndërtuan në kohë rekord për t’i bërë ballë epidemisë. Të paktën 11 nga 16 spitalet e improvizuara tashmë janë mbyllur raportoi media shtetërore Kineze Xinhua. Deri më sot në Kinë, 110 107 raste me coronavirus, 3 831 kanë humbur jetën dhe 62 355 persona janë shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...