Kievi: Ushtria ukrainase aksione në Bakhmut

Më datë:

Sipas informacioneve nga Kievi, ushtria ukrainase po kryen disa aksione në rajonin rreth qytetit Bakhmutit, i cili është i pushtuar nga trupat ruse.

“Bakhmuti ishte arena qendrore e luftimeve aktuale”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar në Telegram.

Forcat ukrainase vazhduan të përparonin atje përgjatë një fronti të gjerë.

“Malyar tha se forcat ukrainase kishin kapur disa pika të larta strategjike. Forcat e armatosura ruse ishin në mbrojtje”, tha ajo.

Sipas Malyar, luftime të lokalizuara ka pasur edhe në jug të vendit.

Prej disa muajsh është zhvilluar një betejë për qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, me humbje të mëdha. Bakhmuti fillimisht kishte 70 000 banorë.

Forcat mercenare ruse “Wagner” pushtuan Bakhmutit dhe së fundmi njoftuan tërheqjen prej saj, duke e lënë qytetin tërësisht nën kontrollin e forcave të rregullta të Moskës.

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili e përshkruan udhëheqjen ushtarake ruse si “të paaftë”, pranoi në fundjavë se ukrainasit kishin zënë sërish pozicione në Bakhmut

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...