13.5 C
Tirana

KFOR në terren, shtohet numri i protestuesve në Zveçan

Më datë:

Në Zveçan raportohet se ka prezencë të shtuar të protestuesve në krahasim me një ditë më parë. Aktualisht, situata raportohet e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri. Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi për CNN se nuk do të tërhiqet dhe të largojë trupat e policisë nga komunat në veri të Kosovës edhe pse kjo thirrje u përsërit disa herë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Policia duhet te jetë e pranishme në një numër të vogël në çdo komunë të Kosovës siç është në 34 komuna në vendin tonë. Por nëse ka situata trazirash dhe dhune, unë nuk mund të lejoj që të kem vetëm një numër të vogël policësh jashtë këtyr komunave. Kam nevojë të kemi një numër të konsiderueshëm policësh që të garantojnë zbatimin e ligjit. Komunat e Veriut të Kosovës duhet të jenë për të gjithë qytetarët”, u shpreh Kurti

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...