Këshilltarja e Haradinajt ironizon Kurtin: Po bën spektakle fëmijënore politike

Më datë:

Kur tashmë sytë janë nga Vetëvendosja, e cila pritet të krijojë qeverinë e re, këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla ironizon Albin Kurtin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Stublla shkruan se kreu i Vetëvendosjes po zvarrit procesin dhe po luan spektakle fëmijënore.

“Ndoshta do të përfundojmë me ndonjë video-mesazh në Facebook rreth ofertës së re për lëshimet e VV-së për Kryekuvendarin, Presidentin, MPB-në dhe MPJ-në. Saga politike e tentim-marrëveshjes po merr përmasa ofenduese e të rrezikshme për vendin Albinit mund t’i mos i ecë ora e Kushtetutës, por duhet t’ia kujtojmë që ora e shtetit ecë me saktësi. Po harron që pakufia kushtetuese me afate deri në marrjen e mandatit, nuk ia legjitimon atij vonesat e qëllimshme. Në fakt, Albini u formësua si figurë politike pikërisht mbi premisën se ‘jo gjithçka që është ligjore është edhe legjitime’, dhe loja e tij me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë i tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë”, ka shkruar ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...