Kërkoi zëvendësim të masës ‘arrest në burg’, rrëzohet kërkesa e Klodian Rrjepajt

Më datë:

Ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në Gjykatën Antikorrupsion kërkoi zëvendësim të masës ‘arrest në burg’, mirëpo iu refuzua.

Bëhet me dije se gjatë seancës me dyer të mbyllura avokati i tij dorëzoi kartelën mjekësore në të cilën tregohet se ish funksionari vuan nga probleme shëndetësore njëra ndër to diabeti.

Pas kësaj gjyqtari Bin Ndreca u tërhoq për vendimin, ku u rrëzua kërkesa tij.

Ndërkohë sot pritej të mbahej mbrojtja e  të pandehurve në dosjen e ‘sterilizimit’ që janë veçuar nga Ilir Beqaj.

Por siç u konstatua avokatët Naile Ajazi, Arben Gjata mungonin dhe për ketë arsye seanca u shty.

Seanca e radhës do te zhvillohet me 21 janar në orën 12:00.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...