13.5 C
Tirana

Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg autorin e vrasjes së 14 vjeçarit

Më datë:

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën për ndryshim mase sigurimi ndaj të miturit që vrau bashkëmoshatarin e tij rreth 3 muaj më parë. Për rrjedhojë, qëndron në fuqi vendimi i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për “arrest me burg” për 14 vjeçarin.

“Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me “Informacionin dy mujor për të miturin në konflikt me ligjin, ne lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” , ku përfaqësuesi ligjor i të miturit në konflikt me ligjin kërkoi “zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin të datës 23.01.2025, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin, me objekt zëvendësim mase sigurimi personal.

Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit  të Përgjithshëm Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit  nga “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi: Miratimin e vendimit, datë 23.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton Gjykata.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Nëntor 2024, pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. 14 vjeçari Martin Cani u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi Xi–Trump: Kina dyshon te SHBA-të dhe kërkon rishikim të politikës ndaj Tajvanit

Edhe pse Uashingtoni dhe Pekini kanë shpallur arritjen e...

Mbi 14 orë seancë plenare, Kuvendi vijon punimet me raportimin e kreut të KLGJ-së

Kuvendi ka vijuar punimet e seancës plenare edhe pas...

Sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë, mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë...

Rama për Thaçin: “Humbja e shinatave”, por trashëgimia e pavarësisë së Kosovës mbetet

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në...