Kërkohet shkarkimi i Besim Hajdarmataj, në 3 gusht seanca e radhës për prokurorin

Më datë:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit caktoi datën 3 gusht si seancën e radhës për prokurorin e Tiranës.

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin dhe largimin e prokurorit nga sistemi i drejtësisë.

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë.

Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Besim Hajdarmataj kaloi shkallën e parë të Vettingut. Por ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke dalë në përfundimin se konfirmimi i Hajramatajt është i cenueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafik droge nga Kanadaja/ Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Anchor”, duke goditur...

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe...

“Liria ka Emër” nis numërimin për krerët e UÇK-së me “Orën e Pritjes”

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën...