12.5 C
Tirana

“Keni futur budallenj në Parlament”/ Berisha flet për opozitën e re: Ajo është një aksident…

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është dakord me sistemin aktual zgjedhor dhe se do të votonte ndryshimin e këtij sistemi vetëm për proporcional kombëtar.

I ftuar në “Opinion” Berisha u pyet edhe për deputetë “budallenj” të futur në Parlament, duke theksuar se ata nga radhët e opozitës janë aksident.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Unë këtë sistem do ta ndërroja vetëm me një sistem tjetër, proporcional të plotë kombëtar. Është më i drejtë. Në qoftë se nuk shkon tek ky sistem, unë këtë e quaj këtë sistem shumë të mirë. Pse me këtë sistem Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk futën asnjë të inkriminuar në Kuvend.

Vangjeli: A ka krim më të madh se sa të jesh budalla? Me firmën e kryetarit të një partie. Nuk turpëroheni kur i shikoni ata njerëz atje.

Berisha: Nuk mund të marrësh një rast aksidenti. Aksident është ajo. Ajo nuk do të futej në Parlament kurrë nëse opozita nuk do të dilte nga Parlamenti. Ka pasur gabime serioze në listë. Për Edi Ramën krimi është meritë. Ka psikologjinë atërore të krimit të dobishëm.

Fevziu: Një sistem tjetër i frenon banditët?

Berisha: Asnjë sistem nuk i frenon nëse kryetari i partisë nuk vendos që të fusë banditë. Pse nuk u fut asnjë bandit kur unë isha kryetar partie?! Absolutisht asnjë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...