Këlliçi: Tiranës i duhet administrim, normalitet, model i ri

Më datë:

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka akuzuar Erion Veliajn për punën e bërë për kryeqytetin.

Ai shprehet se Erion Veliaj ka bërë një punë “shkel e shko” për kryeqytetin, duke thënë se kjo do të marrë fund pas ardhjes së tij në krye të bashkisë.

“Ky ujë që shikoni të hidhet përpjetë si shatërvan është tregues i mentalitetit “shkel e shko” që ka Veliaj.

Erion Veliaj dhe Edi Rama së bashku e kanë qeverisur Tiranën për 19 vjet. Të dy së bashku kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës për 5 mandate. Jua kanë kërkuar votën 5 herë për Tiranën me premtimin për ta modernizuar.

Boll me premtime gjigandeske! Tiranës i duhen si fillim standardet më minimale që kanë kryeqytetet e Europës! Tiranës i duhet administrim, normalitet, model i ri, punë ekipi në nivel ekspertësh dhe jo 10 kameramanë për 1 fidan!

Eksperimenti “Rilindje” mori fund. Dolën llum. Veliaj do ngelet me 99 veta. #G99”.

Zotohem publikisht se pas 14 majit Policia Bashkiake nuk do t’ia konfiskojë tezgën me fiq!” shkruan ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...