Këlliçi ngjit aktmarrëveshjen në dyert e SPAK: Mazniku hante 1 mijë euro biftek në Dubai… 

Më datë:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë para SPAK ku ka folur në lidhje me dosjen “5D”.

Ai ka prezantuar një aktmarrëveshje, për të cilën tha se ishte baza për prishjen e 18 pallateve në kryeqytet, nën justifikimin se ishin të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Këlliçi e ngjiti këtë akt-marrëveshje për të cilën tha se është autentike, në dyert e SPAK, duke u shprehur se po ua vënë dispozicion prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

“Jam këtu për ti ardhur në ndihmë kolegëve të Veliajt.
Po ju paraqes një aktmarrëveshjeje të firmosur me qëllim prishjen e 18 pallateve në Tiranë me justifikim dëmtimin nga tërmeti.
Ndërkohë që Mazniku hante 1 mijë euro biftek në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin nga banesat e tyre. Kjo marrëveshje ishte baza për lënien pa shtëpi të banorëve dhe hapjen rrugë të ndërtimit të pallateve nga kompania e Veliaj dhe Maznikut”, tha ai.

foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...