Të paktën 22 persona mbetën të plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Ulyanovsk, rreth 900 kilometra në lindje të Moska. Autoritetet rajonale konfirmuan se nuk ka viktima.
Sipas guvernatorit rajonal, Alexei Ruskih, shtatë vagona të trenit që lidhte Chelyabinsk me Moskën dolën nga shinat në aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja u regjistrua pranë stacionit Briandino, rreth 70 kilometra nga qyteti i Ulyanovskut. Guvernatori bëri të ditur se ka shkuar vetë në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër.
Pamjet e transmetuara nga Vesti tregojnë disa vagonë të përmbysur anash shinave, ndërsa zona ishte e mbuluar nga mjegull e dendur.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Chelyabinskut, Alexei Teksler, bëri të ditur se dy persona kanë pësuar fraktura, ndërsa rreth 20 të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë marrë plagë të lehta. Ai theksoi se nuk ka viktima, ndërsa një raport paraprak kishte folur për vetëm 7 të plagosur.
Sipas Hekurudhat Ruse, në tren udhëtonin gjithsej 412 pasagjerë, ndërsa informacionet paraprake janë bërë publike nga agjencia RIA Novosti.


