13.5 C
Tirana

KAS vendos mos shqyrtimin e ankesave të Alibeajt dhe Berishës

Më datë:

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 29, të depozituar nga Partia Demokratike, Sali Berisha.

KAS konstatoi se, ankuesi nuk legjitimohet sepse nuk ka interes të ligjshëm në një çështje që i përket një kërkuesi tjetër dhe KAS-i nuk ka kompetence për shqyrtimin e ankesës, pasi KSHZ nuk është shprehur me vendim përfundimtar për kërkesen e ankuesit.

KAS vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike në datën 14.03.2023, në orën 09:00, të kërkesës ankimore nr. 30 depozituar nga Partia ‘Lëvizja Bashkë.

Gjithashtu, KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 31 të depozituar nga Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

KAS konstatoi se, “vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm.

Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023.

Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj.

KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji.

më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre. KAS-i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”” si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...