KAS rrëzon ankimimin e partisë “Lëvizja Bashkë”

Më datë:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e partisë “Lëvizja Bashkë“ për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Partia “Lëvizja Bashkë” ka depozituar në KQZ shkurtim vendimi lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin vërtëton regjistrimin e saj në Gjykatë. Në përmbajtje të dispozitivit gjykata shprehet se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit, afat ky që fillon nga e nësërmja e shpalljes së tij.

Sipas Komisionerit, nga përmbajtja e dispozitivit del qartë se ky vendim nuk është i formës së prerë e si rrejdhojë nuk është i pasqyruar në regjistrin e partive politike të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në analizë të sa më sipërcituar del qartë se partia “Lëvizja Bashkë” nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 maj 2023.
Për këto arsye Komisioneri vendosi të mos e regjistrojë këtë parti si subjekt për zgjedhjet e 14 majit.

Vendimi i Komisionerit u ankimua nga Partia “Lëvizja Bashkë në KAS.

“KAS pasi diskutoi çështjen në tërësi me shumicë votash vendosi rrëzimin e ankimit të partisë “Lëvizja Bashkë“ dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetërore të Zgjedhjeve”, u shpreh relatori i çështjes në KAS, Elvis Cefta.

Sipas Ceftës, kundër këtij vendimit lejohet ankim në kolegjin zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...