9.5 C
Tirana

Karabina: Aleanca e kullave dhe nongratave nuk do ta mbajë më peng PD-në

Më datë:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina deklaroi sot se aleanca e kullave, nongratave dhe e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nuk do ta mbajnë dot peng Partinë Demokratike të Shqipërisë

“Aleancës së Kullave i është bashkuar së fundmi dhe aleanca e bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit që hedhin baltë mbi PD-në. Pengjet e së shkuarës së tyre, janë në hall të madh. Koha e tyre ka mbaruar”, tha ajo.

Karabina theksoi se sado të përpëliten nuk do t’i shërbejnë më padronit që i kërcënon me dosje, sepse tashmë ato do t’i mësojë çdo shqiptar.

“Sado janë munduar t’i fshijnë, gjurmët janë aty, të zezë mbi të bardhë. Prandaj janë tërbuar që pas iniciativës së Partisë Demokratikë për të hapur dosjet. Vjellin vrer në aleancën e tyre me bashkëpunëtorët e sigurimit nëpër media, por e kanë kot. Balta dhe llumi i tyre as nuk e bëjnë dot pis dhe as e dëmtojnë PD-në”, tha ajo.

Karabina shprehu bindjen se “për hallin e tyre, ata nuk do t’i mbajnë shqiptarët më peng”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...