Kapet “seriali” në Durrës, autor i pesë vjedhjeve në qytetin bregdetar

Më datë:

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar që ishte kthyer në “makthin” e qytetarëve të Durrësit si autor i një sërë vjedhjesh. Nisur nga disa denoncime të bëra nga qytetarët ditëve të fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, policia organizoi operacionin e koduar policor “Seriali”.

Me finalizimin e operacionit, në pranga u vu P. P., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës. 41-vjeçari u kap ndërsa tentonte të vidhte një banesë në lagjen nr. 2, Durrës.

Nga sekuestrimi i rrobave që ai përdorte gjatë vjedhjeve por edhe bazuar në pamjet filmike të sekuestruara u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, autor i të cilave dyshohet të jetë 41-vjeçari i arrestuar në flagrancë.

Rastet e vjedhjeve janë:

  1. Më datë 09.03.2022, në lagjen nr. 5, ka vjedhur një aparat celuar në një furrë buke, në pronësi të shtetasit D. S.;
  2. Më datë 07.03.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 11, Durrës;
  3. Më datë 24.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në një furrë buke, në lagjen nr. 12 Durrës, në pronësi të shtetasit E. K.;
  4. Më datë 11.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 2, Durrës.
  5. Më datë 17.12.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 1 Durrës. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjerimi i BE-së hyn në fazë të re/ Shqipëria shihet pranë anëtarësimit

Zgjerimi i Bashkimit Europian po hyn në një fazë...

Ngjarje e rëndë në Shkozet/ Konflikti familjar përfundon me dy të plagosur

Një 38-vjeçare në Durrës ka përfunduar në spital me...

Kriza e ujit në Zvicër/ Thatësira ul nivelet e ujërave në nivele rekord

Lumenjtë dhe përrenjtë në të gjithë Zvicrën kanë rënë...

Përleshja degradoi në tentativë vrasjeje/ Policia arreston 6 persona në Divjakë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas...