Kapet me kokainë në makinë, arrestohet i riu në Durrës

Më datë:

DURRËS – Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me kokainë.

I arrestuari është E. P., 24 vjeç, banues në Durrës. Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 24-vjeçar.

Sekuestrohen 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të shumta për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.P., 24 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...