Kaosi në FIFA, jep dorëheqjen këshilltari i Infantinos

Më datë:

Këshilltari kryesor i Gianni Infantinos, Carlo Cordeiro, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij në FIFA.

Vendimi i tij vjen pas reagimeve të ashpra nga UEFA dhe konfederata aziatike kundër projektit për futjen e kapitalit privat në Kupën e Botës. 70-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar Federatën Amerikane të Futbollit, shërbeu gjithashtu si pjesë e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për Botërorin 2026.

Përmes një deklarate në rrjetin social LinkedIn, Cordeiro sqaroi publikisht arsyet e largimit të tij nga ky post. Ish-zyrtari i lartë mohoi kategorikisht çdo lidhje me hartimin e këtij plani të diskutueshëm.

Ai u shpreh se shitja e të drejtave tregtare te kompani private dëmton drejtpërdrejt të ardhmen e futbollit dhe federatave anëtare. Sipas tij, një lëvizje e tillë është tërësisht e gabuar për ecurinë afatgjatë të këtij sporti.

“Unë nuk kisha asnjë rol në këtë propozim dhe e kundërshtoj kategorikisht. Plani për të investuar kapital privat në një degë që do të menaxhonte të drejtat komerciale për Kupën e Botës është i keq për federatat anëtare të FIFA-s , i keq për futbollin dhe i keq për të ardhmen afatgjatë të sportit”, tha ai.

Dorëheqja e Cordeiros shton akoma më shumë presionin mbi drejtuesit e FIFA-s në lidhje me këtë projekt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejdin Lusha rikthehet në kujtesën publike, Kavaja nderon figurën e tij me një bust

Sejdin Lusha, historia e një nacionalisti nga Luzi i...

Balluku përballet me akuza të reja, del nga SPAK pas komunikimit të vendimit

Pas më shumë se 20 minutash, Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku...

SHBA – Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri, prioritetet e ish-ushtarakut

Senati amerikan miratoi dje rezolutën procedurale, që lejon shqyrtimin...

Haxhiu: Lajm i mirë mundësia e vazhdimit të bisedimeve me LDK-në

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka mirëpritur...