Në Kanada si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur edhe 312 persona, me çka numri i rasteve të vdekjes në këtë vend arriti në 3.774 persona.
Sipas të dhënave më të reja nga Ministria Federale e Kandasë, numri i të infektuarve është rritur për 4.664 dhe tani është 59.474.
Mbi 90 për qind e rasteve të vdekjes dhe të të infektuarve janë regjistruar në provincat Ontario dhe Quebec.
Në Quebec deri tani janë regjistruar 31.865 raste dhe 2.205 të vdekur ndërsa në Ontario 17.553, gjegjësisht 1.308, prej të cilëve 954 në shtëpitë e pleqve.
Në provincat Ontario, Quebec, Alberta, Manitoba dhe Saskatchewan prej sot sërish do të hapen disa kompani që më parë u mbyllën për shkak të COVID-19.


