14.5 C
Tirana

Kallas: Shqetësimet e Budapestit nuk lidhen me sanksionet e BE-së

Më datë:

Kemi dëgjuar për problemet e Hungarisë me sanksionet e reja të BE-së ndaj Moskës, dhe ato nuk kanë lidhje fare me paketën e njëzetë të sanksioneve, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, me të mbërritur në takimin e ministrave të Jashtëm Evropianë.

‘’Mendoj se nuk duhet t’i lidhim gjërat që nuk kanë lidhje fare”, shtoi Kallas.

“Do ta dëgjojmë Budapestin të shpjegojë arsyet pse po e bllokon paketën, dhe do të shohim nëse ka ndonjë mënyrë për t’i kapërcyer ato”, theksoi ajo, duke vënë në dukje se ka folur me disa qeveri që do ta ngrenë çështjen në takim për të bindur ata që bllokojnë paketën të heqin veton e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Drejtori i ARRSH: Bllokimi te Arra e Gurrës i pakapërcyeshëm, dy rrugë devijimi

Situata në segmentin e dëmtuar rrugor paraqitet tejet kritike....

“Juglindja e bllokuar” – Shembjet e rrugëve dhe reagimi i deputetëve

Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli...

Molotovë dhe fishekzjarre në protestën e PD, lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë...

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

Sot në SPAK është paraqitur gazetari i njohur Sokol...